Meksikë, fushatë kundër ngacmimeve seksuale

31/03/2017 00:00

Kombet e Bashkuara dhe qeverisja lokale e qytetit të Meksikos kanë ndërmarrë bashkërisht një fushatë kundër ngacmimit seksual të grave në rrjetin publik të kryeqytetit, duke vendosur një organ gjenital mashkullor në një sedilje treni.

Ato kanë filmuar reagimin e pasagjerëve në metro dhe rezultatet e eksperimentit social janë ngarkuar në “Youtube” nën emrin eksperimenti i sediljes.

Videoja, po arrin tek 1 miliardë shikime. Për inisiatorët, fushata tenton të gjenerojë debat në shoqëri në lidhje me ngacmimet ndaj shumë grave në qytetin e Meksikos dhe synon t’i vendosë burrat në vend të tyre.

Në 2014-ën, një sondazh i “YouGov”, e renditi sistemin e metrosë në qytetin e Meksikos, si më të keqin për sa i takon ngacmimeve verbale dhe fizike.

9 në 10 gra raportohet të kenë qenë viktima të ndonjë lloj ngacmimi seksual në udhëtimet e tyre të përditshme në kryeqytetin e Meksikës. Autorët e fushatës, shpresojnë që suksesi viral i kësaj sediljeje të posaçme do ta bëjë shoqërinë të rimarrë në konsideratë perceptimin e zakonshëm të macizmit.

Ndërkohë, edhe një video e dytë e lançuar nga Kombet e Bashkuara në metronë e qytetit të Meksikos, ka të bëjë me fundshpinën e pasagjerëve meshkuj që shfaqet në monitorë televizive në platformat e trenave.

Por, kritikët e këtyre fushatave argumentojnë se vlera shokuese e strategjisë nuk bën aq sa duhet për të luftuar shkaqet e dhunës ndaj grave në Meksikë. Macizmi, shpesh fajësohet për sjelljet seksiste në qytetin e Meksikos, me rolin patriarkal të burrave që është ende dominues në shoqërinë amerikano-latine.

Top Channel