Sfida me Skënderbeun, kapiteni i Partizanit: Jemi të përgatitur

31/03/2017 00:00

Partizani-Skënderbeu është supersfida e kësaj fundjave në kategorinë Superiore. Në “Selman Stërmasi” do të përballen skuadra që janë në një garë të fortë për titullin kampion të vendit me “të kuqtë”, që kanë një avantazh prej 2 pikësh ndaj korçarëve.

Sipas kapitenit Alban Hoxha, ndeshja me Skënderbeun është shumë e rëndësishme, por jo për jetë a vdekje.

Sipas portierit të Partizanit, ana psikologjike ka rëndësinë e saj në një ndeshje të tillë, ndërkohë që nuk mungon as presioni dhe te “të kuqtë” duken se janë të qetë në lidhje me këto aspekte.

Ndërkaq në krahun tjetër duket se te Skënderbeu po ndihet më shumë pesha e kësaj përballjeje duke parë se klubi korçar është në një heshtje shtypi me qëllim që futbollistët të jenë më të fokusuar te ky duel mes skuadrave që po i japin tonin kampionatit shqiptar.

Top Channel