Pronari i dyqanit përleshet me grabitësin – VIDEO

30/03/2017 00:00

Gjatë jetës njerëzve u bie jashtëzakonisht rrallë ose thuajse asnjëherë fati i keq që të bien pre e një grabitje, por thuajse të gjithë e dinë se në një rast të tillë do të ishin të paaftë për të reaguar.

Por ky nuk është rasti i pronarit të një dyqani në Sunderland të Britanisë. Autori i ngjarjes, i cili mban edhe emrin e një personazhi të njohur, Michael Armstrong, hyri në dyqan teksa mbante një thikë të madhe në dorë.

Nën kërcënimin e thikës shitësja ka tentuar të hapë kasën me paratë. Në këtë moment ka ndërhyrë pronari i dyqanit, i cili ka zgjedhur të mos identifikohet, dhe ka sulmuar 33-vjeçarin Armstrong.

Në vijim të videos dallohet qartë se më tepër në panik ndodhet grabitësi i armatosur se sa pronari i dyqanit.

Top Channel