Bayern, 10 ditë ndalesë për Neuer. Në fushë ndaj Realit

30/03/2017 00:00

Portieri i kombëtares gjermane të futbollit, Manuel Neuer do të mungojë për 10 ditë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, që e bën të padisponueshëm për të paktën dy ndeshje.

Mbrojtësi ekstrem i Bayern Munchen u dëmtua në stërvitje me formacionin kampion të Gjermanisë, ndërsa mjekët i këshilluan operacion për këmbën e majtë.

Kështu, Neuer do të mungojë në ndeshjet e Bundesligës të programuara kundër Augsburgut dhe Hoffenheimit, por pritet të jetë nën urdhrat e trajnerit Ancelotti për ndeshjen emocionuese të 12 prillit ndaj Borussias së Dortmundit.

Nëse gjithçka do të shkojë sipas planit të rikuperimit, portieri gjerman do të mbrojë kuadratin e tij në Champions League ndaj Realit të Madridit.

Manuel Neuer mungoi me kombëtaren gjermane për një problem në pulpë, por tani vuan një tjetër ndalesë të detyruar. Gjithsesi, me 13 pikë avantazh në Bundesligë, kur duhen edhe 9 ndeshje për t’u luajtur, trajneri Ancelotti mund të menaxhojë lehtësisht dhe pa ngut rikuperimin e Neuer, që cilësohet i pazëvendësueshëm për sfidën në Champions ndaj “galaktikëve”.

Top Channel