Turneu Masters i Majemit, Nadal-Fognini në gjysmëfinale

30/03/2017 00:00

Rafael Nadal kualifikohet për në gjysmëfinalen e turneut Masters të Majemit. Tenisti spanjoll u përball me amerikanin Jack Sock në çerekfinale, të cilin e mposhti me rezultatin 2-0.

Seti i parë ishte i lehtë për Nadalin, që e fitoi atë me rezultatin 6-2. Në fillimin e setit të dytë, Nadali rrezikoi të humbasë “game” me shërbimet e tij, por në fund ia doli mbanë të fitojë këtë fraksion me rezultatin 6-3.

Në gjysmëfinale, Nadali do të përballet me italianin Fabio Fognini, i cili shkaktoi befasinë teksa eliminoi japonezin Kei Nishikori. Tenisti italian, numri 40 në botë, u shfaq superior ndaj japonezit, duke e fituar ndeshjen në 2 sete.

Setin e parë Fognini e fitoi 6-4, pasi fitoi 2 “game” me shërbimet e Nishikorit, ndërsa në të dytin gjërat ishin më të lehta për italianin, i cili e mbylli atë me rezultatin 6-2.

Top Channel