Argjentinë, AFA zgjedh Presidentin e saj

30/03/2017 00:00

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) zgjedh më në fund Presidentin e saj të ri dhe bëhet fjalë për Klaudio Tapian.

Ky i fundit ishte kandidat i vetëm, por i duhej shumica e votave për të marrë këtë rol, gjë të cilën e arriti pasi fitoi 40 nga 43 votat e mundshme.

Pas përfundimit të procesit, Presidenti i ri i AFA-s deklaroi se problemi më urgjent për tu zgjidhur është apelimi i dënimit të Lionel Messit me 4 ndeshje pezullim, pasi, sipas tij, është i padrejtë.

Një tjetër objektiv i Klaudio Tapias është edhe rindërtimi i raporteve me FIFA-n dhe Federatën e Futbollit në Amerikën e Jugut. Që nga qershori i vitit 2015, AFA ka qenë nën administrimin e një Komiteti Rregullator të përcaktuar nga FIFA, me në krye Armando Perez, pasi në atë kohë zgjedhjet shënuan një rezultat të barabartë votash mes kandidatëve, 38-38.

Top Channel