A e dalloni dot rrezikun që i kanoset kësaj vogëlusheje?

30/03/2017 00:00

Një nënë e cila po i bënte foto vajzës së saj 2-vjeçare, vuri re që diçka po lëvizte pranë vogëlushes, por nuk ia merrte mendja se bëhej fjalë për diçka vdekjeprurëse.

Bianca Dickinson ka kapur në foto një gjarpër të madh kaf që po zvarritej mes këmbëve të vajzës së saj. Në fillim ajo mendoi se ishte ndonjë bimë që po e merrte era dhe u shokua më pas kur e kuptoi se në fakt ishte një gjarpër 2 metra i gjatë.

“Kjo foto më ndal zemrën sa herë që e shikoj”, thotë Dickinson për “Daily Mail”.

Fatmirësisht, nëna bëri gjënë e duhur: nuk lëvizi për të larguar vajzën nga gjarpri. “Duke ndenjur të dyja palëvizur, gjarpri thjesht kaloi. Nëse do të isha alarmuar, gjarpri do të ishte trembur dhe mund ta kafshonte vogëlushen time”, thotë Bianca.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel