Thaçi-Yee: Ushtria, me proces transparent e gjithëpërfshirës

29/03/2017 00:00

Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka vlerësuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një drekë pune me zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

“Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë Thaçi pas takimit.

Ai ka theksuar se, SHBA është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën euroatlantike të Kosovës.

Top Channel