Shakira lidhet edhe më shumë me Barcelonën. Këngëtarja kolumbiane, njëkohësisht e fejuara e mbrojtësit Gerard Pique, nënshkroi me drejtuesi e klubit katalanas një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një shkolle në Barranquilla, një qytet që ndodhet në veri të Kolumbisë dhe që është vendlindja e artistes 40-vjeçare.

Shakira është themeluesja e Fondacionit “Pies Desclazos”, që ka si synim arsimimin e fëmijëve kolumbianë, të cilët janë në kushte të vështira ekonomike.

Bashkëpunimit mes Shakirës e Barcelonës i bashkohet edhe banka “La Caixa”, me këtë të fundit që së bashku me klubin e futbollit do të dhurojnë 1.2 milionë euro për këtë kauzë.

Në një konferencë për shtyp në “Camp Nou”, Shakira tha se është shumë e emocionuar për nisjen e këtij bashkëpunimi të ri me Barcelonën për zbatimin e këtij projekti, pa harruar këtu të falenderojë Gerard Pique për mbështetjen e tij.

Shakira, fituese e çmimit “Grammy”, e themeloi Fondacionin e saj “Pies Desclazos” në vitin 1997 dhe në vitin 2004 kjo organizatë ndërtoi shkollën e parë për fëmijët në nevojë.

Top Channel