NBA, fitorja e 60 për Golden State Warriors

29/03/2017 00:00

Houston Rockets i dorëzohet Golden State Warriors në “Toyota Center”, teksa e pa veten të mposhtej me rezultatin 106-113.

James Harden shënoi një bilanc me 24 pikë, 11 topa në tabelë e 13 asist, por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së Rockets të ndalë Golden State, që bëhet skuadra e pestë në historinë e NBA që arrin në kuotën e 60 fitoreve per 3 sezone radhazi. Për më tepër, trajneri i Warriors, Steve Kerr bëhet ai që kalon shpejt kufirin e 200 fitoreve në sezonin e rregullt, me 283 të tilla.

Denver Nuggets i komplikon gjërat në çështjen e kualifikimit për në fazën e “playoff”-it në kampionatin e NBA. Skuadra nga Kolorado pësoi një humbje të rëndë në sfidën direkte me Portland Trail Blazers për vendin e tetë në Konferencën e Perëndimit me rezultatin 122-113. Gallinari nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe e mbylli sfidën me 13 pikë, ndërkohë që për Trail Blazers spikati McCollum me 39 pikë të shënuara, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe Nurkic me 16 topa në tabelë.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Miami Heat fitoi me Detroit Pistons 97-96, Milwaukee Bucks mundi Charlotte Hornets 118-108, ndërsa Philadelphia 76ers mposhti Brooklyn Nets me rezultatin 106-101.

Top Channel