May firmos “divorcin” zyrtar

29/03/2017 00:00

Kryeministrja Theresa May ka firmosur në orët e vona të së martës, letrën, e cila zyrtarisht nis largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Kjo letër do t’i dorëzohet dorazi Presidentit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk në mesditë.

Me këtë veprim, Britania fillon procesin e gjatë dhe të vështirë të formimit të një marrëdhënie të re me BE-në.

Në këtë situatë, britanikët po bëhën francezë për t’i shpëtuar pasojave negative të Brexit.

Gjithmonë e më shumë, ata po kërkojnë të marrin pasaporta franceze, për të qendruar në Bashkimin Evropian, pavarësisht se vendi i tyre është duke ikur.

Top Channel