Quhet “Migration Blues” dhe rrëfen me tinguj afrikano-jugore dramën e emigrantëve. Bëhet fjalë për albumin e ri të veteranit të muzikës “Blues”, Eric Bibb.

Ai tregon historinë e emigrantëve ndër vite, që nga fermerët që u larguan drejt Kalifornisë në vitet ’20, e deri te refugjatët që po kalojnë Mesdheun për një jetë më të mirë në Europë, në ditët e sotme.

Bibb jeton aktualisht në Suedi, ku u zhvendos nga Amerika në vitin 1970. Por përse e realizoi këtë album?

“Për shkak të krizës aktuale të emigrantëve në botë dhe sepse unë vet jam një emigrant. Jam një amerikan që jetoj në Suedi, një afroamerikan që shumë kohë më parë u detyrua të ndryshojë atdheun. E gjithë kjo krizë më prek shumë personalisht”, tha Eric Bibb.

Bibb shpjegon se, përmes këtij albumi, donte të kujtonte sesa të shumta kanë qenë rastet kur njerëzit janë detyruar të zhvendosen përgjatë historisë.

“Doja që njerëzit të dinin se kjo nuk është diçka që prek vetëm shtetasit afrikanë apo ata të Lindjes së Mesme. Irlandezët kanë emigruar shumë, ashtu si dhe qytetarët e Europës Lindore”, tha ai.

“Migration Blues” do të dalë në treg më 31 mars.

Top Channel