I dehuri aksidenton këmbësorin, ndiqet dhe kapet nga policia

28/03/2017 00:00

Një 22-vjeçar u vu në pranga nga rrugorët e Tiranës, të cilët iu vunë në ndjekje pasi kishte aksidentuar një këmbësor në Kodër-Kamëz dhe ishte larguar nga vendngjarja.

Pas ndjekjes për disa minuta, 22-vjeçari u konstatua nën ndikimin e alkoolit, ndërkohë që iu gjet edhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Në automjetin luksoz të të riut u gjetën edhe shishe me alkool, ndërsa gjatë ndjekjes ai ka rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të tjerë.

Top Channel