Udhëtim në kohë, Bayern me fanela si në vitet ‘70!

28/03/2017 00:00

Bayern Munchen do të prezantojë fanelën e re në muajin maj, por kjo nuk e ka penguar portalin “Footyheadlines” që të zbulojë diçka për të.

Në fakt, është publikuar fotoja e pare e asaj që mund të konsiderohet uniforma e re e kampionëve të Gjermanisë për sezonin 2017/2018. Ajo që të bën përshtypje është se bavarezët në këtë pikë kanë bërë një udhëtim në kohë duke u kthyer në vitet ’70 kur sukseset ishin të mëdha me 3 tituj radhazi në Bundesligë e 3 tituj në Kupën e Kampioneve dhe ku në përbërje ishin emrat më të mëdhenj të futbollit të këtij vendi si Beckenbauer, Gerd Muller apo Paul Breitner.

Pikërisht te kjo periudhë është bazuar edhe krijimi i fanelës së re të Bayernit. Në atë që mund të konsiderohet si uniforma e re e bavarezeve shihen vijat e kuqe të gjera dhe ato të bardha shumë më të holla, ndërkohë që edhe shiriti i jakës do të jetë e bardhë.

Zëdhënësi i Adidas, kompanisë që prodhon uniformat për Bayern-it, Oliver Brugger, preferoi të mos komentojë publikimin e kësaj fotoje duke theksuar se duhet pritur muaji maj për t’i parë. Ndërkaq, duket se tifozëve të Bayernit nuk do t’u  vijë aspak keq për këtë uniformë duke qenë se do të ngjallen kujtimet e një të kaluare shumë të lavdishme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel