Fitorja në Australi, ogur i mirë për titullin Botëror!

28/03/2017 00:00

Fitorja në Çmimin e Madh të Australisë është një ogur i mirë për titullin botëror të Formula 1. E arritën këtë Ferrari dhe Sebastian Vettel duke ngjallur kujtime shumë të këndshme që kanë të bëjnë me një fakt të tillë dhe që nuk mund të fshihen kurrë  nga historia e kokëkuqes italiane.

Michael Schumcher është një prej shembujve më të mirë të kësaj statistike. Kaiseri ka mundur të fitojë në 4 raste në pistën e Melbourne në vitet 2000,2001,2002 dhe 2004 dhe në të katër rastet është shpallur kampion bote.

Një situatë të tillë e kanë përjetuar edhe vetë Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen. Në vitin 2011, Vettel shënoi fitoren e vetme të tij në Australi deri në garën e fundjavës së kaluar, sukses që përkoi edhe me titullin Botëror për pilotë, ndërsa për Kimi Raikkonen kujtimet janë akoma më të hershme. Për finlandezin duhet të kthehemi 10 vjet prapa në kohë për të parë si suksesin në Melbourne ashtu dhe të titullit botëror.

Një tjetër e dhënë kurioze që ka të bëjë me këtë garë lidhet me Lewis Hamilton. Britaniku në 3 raste është renditur i dyti në Australi në vitet 2011, 2016 dhe 2017 dhe në 2 prej këtyre rasteve nuk ka mundur të shpallet kampion bote.

Top Channel