ATP Miami Masters, kualifikohen Federer e Wawrinka

28/03/2017 00:00

Roger Federer këtë vit është në një formë të jashtëzakonshme dhe këtë po e tregon ndeshje pas ndeshje. Tenisti zviceran u kualifikua për në raundin e katërt të Turneut Masters të Miamit pasi mundi Juan martin Del potron 2-0 duke regjistruar fitoren e tij të 15 për 2017.

Federer nuk e pati aspak të vështirë ndeshjen me argjentinasin dhe e mbylli  në harkun e 80 minutave. kampioni i Australian Open u mjaftua me fitoren e  vetëm nga një game me break në secilin prej seteve të cilët i mbylli 6-3 dhe 6-4 për të arkivuar këtë sukses të radhës së tij, ndërkohë që bilanci i tij në ndeshjet direkte me Del Potron shkoi në 16 fitore e 5 humbje.

Kundërshtari i radhës për Federer në Turneun Masters të Miamit do të jetë spanjolli Roberto Bautista Agut i cili eliminoi Sam Querrey të cilin e mundi 2-1.

U kualifikuan për në raundin e katërt të këtij evenimenti edhe Stanislav Wawrinka e Nick Kyrgios. Wawrinka mundi tunizianin Malek Jaziri 2-0 me sete 6-3; 6-4 dhe në raundin tjetër ai do të përballet me gjermanin Alexander Zverev, i cili fitoi ndaj John Isner 2-1.

Ndërsa Kyrgios u kualifikua mes 16 më të mirëve pasi mundi kroatin Ivo Karlovic. Australiani e fitoi këtë ndeshje 2-1 dhe do të kërkojë një vend për në çerekfinale në përballjen me belgun David Goffin.

Top Channel