Stadiumi i Shanghait përfshihet nga flakët

28/03/2017 00:00

Paniku pushton drejtuesit e Shanghait Shenhua në kampionatin kinez të futbollit. Stadiumi ku luan kjo skuadër, që ka në përbërje të saj Tevez e Freddy Guarin, është përfshirë nga flakët.

Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar, ndërkohë që as tribunat e as fusha e lojës nuk janë dëmtuar, pasi sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, flakët kanë prekur vetëm pjesët anësore të impiantit.

Media vendase i shfaqi planet e incidentit, ndërkohë që në vendngjarje shkuan menjëherë zjarrfikëset.

Për momentin nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në Hongkou Football Stadium dhe se po hetohet ende në lidhje me këtë incident.

Top Channel