Inter, edhe Liverpool në ndjekje të Perisiç

27/03/2017 00:00

Pas Chelsea dhe Manchester United, nje tjetër skuadër angleze ka hedhur sytë nga kroati i Interit, Ivan Perisiç.

Jurgen Klopp është i vendosur të bëjë gjithçka për kroatin, me të cilin synon të rritë forcën sulmuese të ekipit të tij.

Perisiç është një futbollist që mund të aktivizohet në të dy krahët e mesfushës dhe të sulmit, çka favorizon aplikimin e moduleve të ndryshme nga trajnerët.

Kroati është duke zhvilluar nëj sezon shumë të mirë te Inter, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tre të tillë.

Gjithsesi, ashtu si në rastin e Chelsea dhe Man. United, edhe këtë herë me Liverpool, klubi zikaltër duket së do të refuzojë pa mëdyshje ofertën.

Pronari kinez i Interit duket i vendosur të ngrejë në nivele sa më të larta Interin dhe jo vetëm që nuk dëshiron të heqë dorë nga yjet aktualë të ekipit, por ka vendosur në dispozicion edhe një shumë prej rreth 180 milionë eurosh, për përforcime në merkaton verore.

Top Channel