Duka: I trembem huliganizmit të tifozerisë

27/03/2017 00:00

Armand Duka është mes 13 kandidatëve për 8 vende në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Por sa e dëmton kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë europiane të futbollit ndodhia e Palermos?

“Sigurisht që nuk është një promocion pozitiv kjo që ndodhi”, thotë ai.

Megjithatë, më shumë sesa dëmtimi i mundësive për të qenë në Komitetin e UEFA-s, Duka ka një tjetër shqetësim.

“Ajo që më shqetëson më shumë është se nëse fenomene të tilla do të trashen dhe të arrijmë deri tek ajo që ndodhi në Beograd. Kemi shumë vende në Europën Lindore që tifozeritë degjenerojnë dhe përdoren edhe për qëllime të tjera, jo vetëm sportive”, tha ai.

Për të shmangur këtë ai bëri thirrje që të bëhen bashkë kundër dhunës si media, shoqëria ashtu edhe FSHF.

Top Channel