FSK-ja, institucioni më i besueshëm në Kosovë

27/03/2017 00:00

Instituti kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, “KIPRED”, shpalosi të premten e kaluar para mediave matjet e opinionit publik kosovar për periudhën nga 15 nëntori 2016 deri më 15 shkurt, në lidhje me institucionet e sigurisë në vend dhe drejtuesit kryesorë të tyre.

“Sipas rezultateve të prezantuara, edhe këtë radhë (për herë të pestë) FSK-ja rezulton të është jetë vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë 3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i FSK-së Haki Demolli është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas publikimit, FSK-ja e ka besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve, te qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, ndërsa ka ndryshime të shifrave në përqindje për rajonet e tjera, ku gjithsesi besueshmëria mbetet e lartë.

Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të FSK-së. Ky rezultat është edhe pasojë e menaxhimit dhe drejtimit shumë transparent të MFSK-së dhe FSK-së, në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni aktual që kanë.

Në takim, nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës morën pjesë gjeneral-brigade Zymer Halimi, drejtor i Departamentit të Operacioneve; Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun; si dhe deputetët përfaqësues të institucioneve të tjera të sigurisë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel