“Lista Serbe” kthehet në Kuvend. Gati votat për Demarkacionin

27/03/2017 00:00

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur këtë të hënë kthimin e deputetëve të “Listës Serbe” në Kuvend, si dhe deklaratën e tyre në favor të votimit të Demarkacionit me Malin e Zi. Tashmë, ekzekutivi kosovar beson se i ka votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, në një prononcim për “Indeksonline” thotë se është i mirëseardhur deklarimi i “Listës Serbe” në dy pika. Tashmë mbetet vetëm koordinimi mes koalicionit qeverisës se kur do të jetë koha e përshtatshme për ta dërguar Demarkacionin në Kuvend.

“Ata po kthehen dhe po theksojnë se janë të gatshëm të votojnë Demarkacionin. Tani mbetet te partnerët e koalicionit të koordinohen për kohën më të përshtatshme, se kur do të duhej që marrëveshja të dërgohet në Kuvend”, ka thënë Gecaj.

“Lista Serbe” u kthye këtë të hënë në institucionet e Kosovës, duke deklaruar se do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbeten të izoluar. Por ata kanë deklaruar sërish se do ta kundërshtojnë ndryshimin e ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri.

Top Channel