Kërcënimi i Konit, Çako paraqitet në prokurori

27/03/2017 00:00

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako iu përgjigj ftesës së Krimeve të Rënda për të dhënë versionin e tij tek prokurorët që po hetojnë prej një viti Emiliano Shullazin.

Numri një i policisë qëndroi në zyrën e prokurorëve për 30 minuta, ndërkohë që në dalje u tregua i kujdesshëm duke iu shmangur kamerave të mediave.

Por burime konfidenciale thanë se, Çako dëshmoi për episodin e kanosjes për shkak të detyrës të rektorit Mynyr Koni nga Emiliano Shullazi.

Sipas dëshmisë së drejtorit të përgjithshëm të policisë, Koni nuk ka përmendur emra të personave që e kishin kërcënuar, por sipas tij emri i të dyshuarit doli me metoda operative gjatë hetimeve të mepasshme.

Javën e kaluar, për të njëjtin rast dhanë dëshminë e tyre ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Emiliano Shullazi ndërkohë mbahet me masën e arrestit me burg, ndërsa pritet që së shpejti Prokuroria e Krimeve të Rënda të mbyllë hetimet për të. 

Top Channel