Nis Botërori i MotoGP, Vinales fiton garën e parë

27/03/2017 00:00

Botërori i MotoGP nis nën shenjën e Maverick Vinales. Piloti spanjoll, debutues me Yamaha, është fituesi i garës së parë të këtij sezoni që u zhvillua Katar.

Ishte një garë jo e zakonshme ajo në pistën e Losailit, duke qenë se nisi me 40 minuta vonesë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ndërkohë që u shkurtua në 20 xhiro.

Vinales nuk e nisi aspak mirë garën, por talenti spanjoll e mori veten dhe arriti të përballet me më të mirët e kësaj kategorie, madje në fund arriti të kalojë i pari vijën e finishit, pas një dueli të ethshëm me Andrea Dovozioson, i cili në fund u detyrua të kënaqej me vendin e dytë.

Podiumin e plotësoi piloti tjetër i Yamaha, Valentino Rossi, duke lënë në vendin e katërt rivalin e tij te Honda, Marc Marquez. Nuk bëri një paraqitje të mirë Jorge Lorenzo me Ducati, i cili e mbylli garën në vendin e 11.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel