Emigrantët në Serbi; Mahnit ‘Pikaso’ i Afganistanit

26/03/2017 00:00

Në afërsi të kryeqytetit serb në kampin Kërnjacha qindra familje refugjatësh kanë zënë këto shtëpi punëtorësh për të pritur kufijtë e Evropës.

Ferhad Noory, 10 vjeç ka habitur shumë me talentin e tij. Vizatimet e tij i ka mësuar nga interneti. Fytyrat e njerëzve e impresionojnë fëmijën që ka kohë që pret në Serbi.

E kanë quajtur “Pikaso” dhe është bërë atraksion mes historish së atyre që kanë ikur. Fytyra të ndryshme ka parë dhe ato do ti kthej në art po pati rastin të studioj në Evropë.
 
“Nga Greqia kemi qenë në Shqipëri dhe më pas në Kosovë e Serbi. Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë”, shprehet Ferhad Noory.
 
Farhad si Pikaso i ri thotë se në mozaikun gjigant të udhës së fytyrave në rrugën si refugjatë, ka parë dhe ndjerë shumë. “Njerëzit janë shumë më ndryshe këtu. Në çdo vend ka njerëz të mirë dhe të këqij dhe fytyrat e tyre. Deri këtu kam parë shumë njerëz të mirë, por edhe shumë njerëz më të këqij. Por, gjithsesi është më mirë se në Afganistan”.
 
I ati i tij shpreson se familja prej 11 anëtarësh do të mund të arrijë ku janë nisur. Por, fati i tyre tani quhet çështje e mbyllur.
 
“Ne nuk kemi ardhur këtu që të rrimë në një vend. Shpresoj që im birë të arrijë të këtë një shkollim të duhur. Evropa fillimisht pranonte refugjatët, por tani nuk na duan më”, tha Herat Noory.
 
Mijëra refugjatë kanë ngelur në Serbi në rrugën e Ballkanit që pas vrullit diku, u mbyll me mure e tela.

Top Channel