Parku më i vizituar i europës, ai i “Disney Land” në Paris, vendosi t’i dhuronte të ftuarve të tij disa çaste të pastra magjie, me rastin e ditëlindjes së 25-të.

Miushët Miki dhe Mini, Kapiten Gremçi e kolegë të tyre kërcyen e kënduan përpara mijëra vizitorëve në parkun e famshëm të argëtimit.

Festimet kulmuan me një paradë madhështore me flota shumëngjyrëshe, nga ku personazhet klasikë të filmave të animuar përshëndesnin me dorë spektatorët.

Pjesë e festimeve u bë edhe ylli i muzikës John Legend që këndoi në kështjellën e bukuroshes së fjetur pak minuta para nisjes së spektaklit piroteknik. Ai emocioni fansat me hitet All Of me, Love me Now dhe gjithashtu kolonën zanore të filmit me të ri Disney, “E bukura dhe Bisha”.

Restori i famshme turistik i pozicionuar në dalje të Parisit hapi dyert  për herë të parë në 12 prill të 1992-shit.

Ai mirëpret çdo vit mijëra vizitorë, fëmijë e të rritur. Sipas Bob Chapek, drejtues i parqeve të Walt Disney, ai i Parisit ka gjeneruar afërsisht 70 miliardë euro përgjatë 25 viteve të fundit dhe punëson 15 mijë persona.

Top Channel