Të shtëna në SHBA; Një i vrarë, disa të plagosur

26/03/2017 00:00

Një i vrarë dhe 14 të plagosur, ky është bilanci i një sulmi me armë zjarri në një klub nate të Cincinnati-t në Ohio. Autoritetet besojnë se të paktën 2 agresorë u përfshinë në ngjarje.

Motivet mbeten ende te paqarta, por sipas policisë nuk ka tregues që sulmi të jetë i lidhur me terrorizmin. Siç mësohet disa persona kanë marrë plagë të rënda.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve në arrati, por operacioni për kapjen e tyre vështirësohet nga hezitimi i dëshmitarëve për të bashkëpunuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të natës, ndërsa qindra njerëz gjendeshin në lokal. Ajo risjell në kujtesë një prej sulmeve më vdekjeprurës në SHBA, atë të më pak se një viti më parë ne Florida, kur Omar Mateen hapi zjarr në një klub nate duke i marrë jetën 49 personave.

Top Channel