Santos: Na presin edhe 5 finale të tjera

26/03/2017 00:00

Trajneri i kombëtares portugeze të futbollit Fernando Santos i bëri thirrje kampionëve të Europës të mos e quajnë kualifikimin në rrugën e duhur për në botërorin 2018, pasi duhet ende të zhvillojnë 5 finale të tjera.

Vendi i parë garanton një biletë direkte dhe luzitanët pas suksesit komod 3-0 ndaj Hungarisë iu afruan kryesuesve të Zvicrës, por sërish janë 3 pikë larg helvetikëve.

Suksesi i Portugalisë ishte i katërti në radhë që kur formacioni i kapitenit Ronaldo triumfoi ndaj Zvicrës në Bazel në muajin shtator dhe tani mbeten edhe 5 ndeshje për fushatën eliminatore.

“Ne kishim 6 finale dhe nga ky këndvështrim na mbeten edhe 5 për të zhvilluar që të arrijmë një vend direkt në botërorin 2018. Hungaria kërkoi të na vështirësonte gjërat por u përshtatëm shpejt me lojën e saj dhe me 3 mesfushorët e qendrës duke fituar. Duhet të jemi më të shpejtë me qarkullimin e topit, dicka të cilën nuk e bëmë mirë në pjesën e parë” tha trajneri i kampionëve të Europës.

Top Channel