“Unë jam idioti që zbriti avionin në hapësirën e taksive”

25/03/2017 00:00

“Unë jam budallai që zbriti avionin në hapësirën e taksive”. Regjistrimi audio, i publikuar vetëm tani ka bërë xhiron e botës sepse mban zërin e Harrison Ford-it dhe etiketimin që aktori i madh hollivudian i bën vetes për uljen e gabuar në 13 shkurt në aeroportin “John Wayne” të Kalifornisë.

Ford ishte duke pilotuar avionin e tij një motorësh “Aviat Husky” dhe në vend që të zbriste në pistë, iu drejtua korsisë së taksive, duke fluturuar drejt një “Boingu 737” të “American Airlines” me 110 pasagjerë në bord.

Regjistrimi tregon sesi aktori e pranon gabimin e tij dhe e quan veten: “një idiot”. Episodi u mbyll sidoqoftë pa dëmtime për avionin, të cilit Ford i kaloi tmerrësisht pranë. Por nuk ishte hera e parë që 74-vjeçari përfshihet në incidente të kësaj natyre.

Në 2005-n, ai përplasi avionin që pilotonte mbi një fushë golfi të Los Angeles-it, duke e dëmtuar keqas mjetin e duke u lënduar edhe vetë. Policisë, ylli i “Luftës së yjeve” dhe personazhit fiktiv Indiana Jones, i tha se nuk mbante mend asgjë nga momentet përpara rrëzimit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel