Itali-Shqipëri, në foto
25/03/2017 00:00
Itali-Shqipëri, ishte ndeshja e parë zyrtare midis dy ekipeve dhe për shkak të rrethanave historike e gjeografike, u prit me një interes shumë të madh, veçanërisht nga shqiptarët.
Edhe arbëreshët e Italisë nuk ngurruan të mirëpresin dhe të ofrojnë mbështetje për ekipin shqiptar, në fushë dhe në qytetin e ndeshjes, Palermon.
Edhe kjo ndeshje, ashtu si ajo e Xhenovas, ishte vërtetë spektakolare, përveç momentit të turpshëm të hedhjes së flakadanëve nga ana e tifozërisë shqiptare.
Më poshtë po ju sjellim një fotogaleri me momente të ndryshme para, gjatë dhe pas ndeshjes në “Renzo Barbera”.
Top Channel