Fitojnë Spanja dhe Maqedonia, nuk ndryshon renditja e grupit

25/03/2017 00:00

Krahas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Italisë, Spanjë-Izrael dhe Liechtenstein-Maqedoni ishin dy ndeshjet e tjera të grupit G, të zhvilluara sonte.

Asnjë surprizë edhe në këto ndeshje, pasi spanjollët mposhtën 4-1 Izraelin, ndërsa Maqedonia bëri detyrën në Vaduz.

Dy gola në çdo pjesë për Spanjën i dhanë fitoren ndaj izraelitëve, të cilët ngushtuan përkohësisht shifrat, në 3-1.

Maqedonia mori tre pikët e para në grup, duke fituar me rezultatin 0-3, ndaj rivalit modest, Liechtenstein-it.

Rezultatet e arritura në grupin G, nuk ndryshuan renditjen e ekipeve, por Spanja dhe Italia hodhën një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit, duke u shkëputur nga Izraeli i vendit të tretë. 

Top Channel