Ventura: Hap para, do bëjmë gjëra të rëndësishme

25/03/2017 00:00

Trajneri i Italisë është shfaqur mjaft i kënaqur për fitoren e arritur në Palermo, 2-0, ndaj Shqipërisë. 

“Është duke u krijuar një grup shumë i rëndësishëm dhe sot bëmë një hap përpara. Kush nuk luajti sot, do ketë mundësi të luajë në të ardhmen, rëndësi ka që po fillojmë të bëjmë gjëra të mira së bashku”, u shpreh Ventura.

Trajneri i italianëve pranoi se ekipi vuajti presingun e shqiptarëve në fillim të ndeshjes dhe rrezikoi shumë sidomos në 10 minutat e para.

“Vuajtëm në fillim, por me kalimin e minutave u përmirësuam dhe veçanërisht në pjesën e dytë, morëm në kontroll lojën dhe nuk e lejuam Shqipërinë të godasë portën e Buffon”, tha trajneri i Italisë.

Top Channel