Strakosha: Keqardhje për humbjen

25/03/2017 00:00

Strakosha ishte nja nga debutuesit e mbrëmjes së sotme, i cili e justifikoi plotësisht besimin e trajnerit.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe shumë me emocione për mua, por për fat të keq humbëm dhe tani dotë jetë shumë i vështirë kualifikimi për në botëror”, tha portieri.

Ai komentoi edhe golin e dytë të Italisë, duke thënë se pozicioni i Belottit nuk ndikoi te ai, por goditja e Immobiles ishte e paarritshme për të.

“Jam shumë i lumtur për debutimin, por më vjen keq për humbjen. Unë punoj çdo ditë që të përmirësohem dhe të jap më të mirën, si për kombëtaren ashtu edhe për klubin tim”, tha Strakosha.

Top Channel