De Biasi: Luajtëm një ndeshje të mirë

24/03/2017 00:00

Trajneri De Biasi ka komentuar me nota pozitive përballjen e Shqipërisë, ndaj Italisë në stadiumin “Renzo Barbera”, të Palermos.

“Ishte një ndeshje e vështirë, ku më duhet të theksoj se kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë si Italia” , tha trajneri i Shqipërisë.
Trajneri vlerëson paraqitjen e tre futbollistëve debutues dhe mendon se kishte bërë zgjidhjet e duhura për të përballuar Italinë.

“Mendoj që bëmë ndeshjen që duhej të bënim, ndaj Italisë. Duhet të theksoj se ishim në lojë deri në momentin që pësuam golin e dytë dhe nuk mund te zgjidhnim të luanim ndryshe, duke pasur parasysh kundërshtarin që kishim përballë. Atmosfera në stadium ishte mjaft e mirë dhe futbollistët dhanë maksimumin”, tha trajneri De Biassi për Supersport. 

Top Channel