Verrati për Supersport: Fitore e rëndësishme

24/03/2017 00:00

Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti, ka komentuar ekskluzivisht për Supersport, fitoren e Italisë ndaj kuqezinjve.

I pyetur nga gazetarja Ilda Bejleri, Verrati vlerësoi ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe rëndësinë e tre pikëve.

Ai gjithashtu komentoi edhe prurjet e reja në kombëtaren italiane. 

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për vijueshmërinë e këtyre eliminatoreve, të cilën duhet ta fitonim patjetër. Ekipi ynë ka ndryshuar shumë, në krahasim me periudhën e Contes dhe janë afruar shumë lojtarë të rinj në ekip, të cilët po bëjnë paraqitje pozitive”, tha mesfushori italian. 

Top Channel