Shashkat dhe tymueset ndërpresin për pak minuta Itali-Shqipëri

24/03/2017 00:00

Një figurë tepër të shëmtuar kanë bërë tifozët shqiptarë në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, në “Renzo Barbera” të Palermos, ku nga një sektor i tifozëve miq janë hedhur shashka dhe flakadanë në fushën e lojës, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë për pak minuta takimin.

Sipas asaj që thonë komentatorët e Rai Sport, gjyqtari ka kërkuar një ndërprerje për 5 minuta, por ndeshja u ndërpre për mbi 7 minuta duke nisur nga ajo e 57 e takimit.

Një keqardhje për këtë shfaqje, që nuk është aspak e denjë për ne, në këtë përballje të parë zyrtare ndaj Italisë fqinje, me të cilën në takimin e vetëm që kemi zhvilluar si një ndeshje miqësore, treguam një tjetër fytyrë dhe një vëllazëri.

Ndoshta sepse atëherë donim të nxirrnim inatin e asaj çfarë bënë serbët dhe kroatët në Itali, në ndeshjet respektive që Serbia dhe Kroacia patën me “axurrët” në kohë të ndryshme, por kjo shfaqje e sotme nuk na bën aspak më të denjë sesa fqinjët tanë rajonalë.

Top Channel