Itali-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

24/03/2017 00:00

Shqipëria e Gianni De Biasit do të rreshtohet pikërisht siç ishte menduar edhe më herët, me skemën 5-4-1 në sfidën e “Renzo Barbera”-s kundër axurrëve të Italisë.

Në portë do të jetë nga minuta e parë Thoma Strakosha. Në mbrojtje nga krahët do të jenë Agolli dhe Hysaj, njëri majtas dhe tjetri djathtas, ndërsa në qendër do të jetë treshja Veseli-Kukeli-Ajeti.

Në mesfushë do të zbresin Lila nga e djathta, Basha e Memushaj në qendër dhe Roshi nga e majta, ndërsa në sulm do të jetë i vetëm Sokol Çikalleshi.

Sa i përket italianëve, në portë Buffon, në mbrojtje De Sciglio, Bonucci, Barzagli dhe Zappacosta; në mesfushë Verrati dhe De Rossi, ndërsa në sulm Belotti dhe Immobile të ndihmuar nga krahët nga Insigne dhe Candreva.

Top Channel