Arbëreshët presin Kombëtaren

24/03/2017 00:00

Prej rreth 500 vitesh shqiptarët janë spostuar në këtë pjesë të Sicilisë, në Piana Degli Albanesi, që sot është një komunitet prej rreth 13 mijë arbëreshësh.

Traditat tona dhe gjuhën e gjen në çdo vend në këtë komunë, nga tabelat e rrugëve deri tek këngët në gjuhën shqipe që ruhen me fanatizëm

Kreu i Bashkisë së Piana Degli Albanesi, Vito Scalia  tregon për Top Channel për komunitetin e qytetit të tij dhe se si funksionon kjo Shqipëri e Vogël.

“Mirë se na erdhët! Ne jemi të gëzuar. Kjo është një pjesë e Shqipërisë në tokën italiane, në tokën siciliane. Janë një sërë traditash që i kemi ruajtur. Janë këto kostumet tradicionale që kanë ngjashmëri me ato tuajat. Përveç kësaj kemi një raport 500 vjeçar, të cilin e kemi ruajtur dhe në dekadat e fundit. Shpresoj që ai të përforcohet akoma më shumë në këtë moment historik”, shprehet  Vito Scalia, kreu i bashkisë Piana degli Albanesi.

Pranë arbëreshëve shkuan drejtuesit më të lartë të futbollit shqiptar, të cilët takuan edhe kryetari i Bashkisë kanë shkëmbyer dhuratat e rastit përpara disa tifozëve të pranishëm në këtë komunë.

“Kam dy muaj që e kam prerë me gjithë familjen. Në fshatin këtu janë të gjithë tifozë të Shqipërisë. 8 mijë banorë flasin shqip dhe nuk bëjnë tifo për Italinë, por Shqipërinë”, shprehet një arbëresh me një shqipe të rrjedhshme.

Top Channel