Aplikantët për vizë në SHBA, kontrolle edhe në rrjetet sociale

24/03/2017 00:00

Administrata e Donald Trump do ta bëjë edhe më të vështirë hyrjen e miliona vizitorëve në SHBA.

Sipas 4 kabllogrameve të siguruara nga agjencia e lajmeve “Reuters”, sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ka udhëzuar misionet diplomatike të aplikojnë kontrolle më të rrepta ndaj aplikantëve për vizë, përfshirë këtu edhe kontrollet e detyrueshme në rrjete sociale për të gjithë ata të pranishëm në territoret ku vepron ISIS.

Deri më tani, kjo praktike aplikohej shumë rrallë nga autoritetet e konsullatave amerikane. 4 memot e lëshuara nga Tillerson gjatë 2 javëve të fundit ofrojnë një panoramë të mënyrave se si qeveria amerikane po implementon atë që Donald Trump e ka quajtur “verifikim ekstrem” të të huajve që hyjnë në SHBA, një prej premtimeve madhore të fushatës.

Aty jepen udhëzime edhe për implementimin e urdhrit të rishikuar ekzekutiv të Trumpit që ndalon përkohësisht udhëtimet nga 6 vende me shumicë myslimane.

Mes udhëzimeve të Tillerson përfshihen një set pyetjesh specifike për aplikantët nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, vende të prekura nga urdhri ekzekutiv i Trumpit në 6 mars, ashtu si edhe pjesëtarë të popullsive të identifikuara si të rrezikshme për sigurinë.

Ndër të tjera aplikantët do të pyetën se ku kanë jetuar, udhëtuar apo punuar përgjatë 15 viteve të fundit dhe përpos numrit të pasaportës, telefonit e adresës së emal-it duhet të tregojnë edhe llogarite në rrjetet sociale.

Top Channel