F1, Hamilton e nis me një marsh më shumë

24/03/2017 00:00

Lewis Hamilton ishte më i shpejti në të dy sesionet e para të provave të lira të zhvilluara në Australi.

Britaniku, i çliruar nga konkurrenca e rivalit të përjetshëm Nico Rosberg, kërkon menjëherë dominimin. Në sesionin e parë, Hamilton e ndali kronometrin në 1.24.926 dhe la pas shokun e skuadrës Valteri Bottas. Pas tij u renditën makinat e Red Bullit, ndërsa Vettel nuk shkoi më larg se vendi i 5.

Në sesionin e dytë, rivalitetin Hamilton e kishte me gjermanin e Ferrarit. Në fakt, edhe në këtë sesion Hamilton kishte më shumë shpejtësi dhe pas 17 xhirove e zbriti kohën në 1.23.620.

Vettel ishte pak më shumë se gjysmë sekonde më ngadalë. Pas tyre u renditën Raikkonen dhe Bottas.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel