Ventura: Shqipëria, luftëtare. Nuk do të kemi asnjë minutë të lehtë

23/03/2017 00:00

Stadiumi “Renzo Barbera” pritet të ketë shumë pak vende të lira mbrëmjen e së premtes, për ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Vendasit do të kërkojnë 3 pikët për të mbajtur gjallë synimin e kualifikimit direkt, por trajneri i “të kaltërve” e di mirë se ndaj kuqezinjve nuk do jetë e lehtë.

“Pres një Shqipëri që do të luajë e mbyllur, për t’u rinisur më pas në kundërsulm. Nuk do të kemi asnjë minutë të lehtë, ndërsa pres edhe përgjigje të rëndësishme për të ardhmen”, tha Gian Piero Ventura, trajner i Italisë.

Trajneri Ventura pret një ndihmë edhe nga publiku, edhe pse e di që ngjyrat do të përzihen.

“Pres një pushtim të stadiumit të Palermos. Sigurisht do të ketë dhe shqiptarë, pasi ata janë ngado. Shqipëria do të kërkojë historinë, por unë pres një hap para në krahasim me ndeshjen e fundit. Dua patjetër ta fitojmë këtë sfidë. Besoj se skuadra mike do të synojë rezultatin historik dhe për këtë e respektojmë maksimalisht. Për fitoren tonë duhet 100%”, thotë Ventura.

Top Channel