Pasagjerët e një avioni në Alaskë do ta kishin pranuar me kënaqësi ndihmën e Samuel L. Jackson, yllit të filmit “Gjarpërinj në avion”, për shkak të një gjarpri në avionin e tyre.

Gjarpri u gjet gjatë një udhëtimi prej 90 minutash nga qyteti Aniak në Anchorage. 15 minuta pasi fluturimi kishte nisur, piloti lajmëroi pasagjerët se një gjarpër gjendej në avion, një mënyrë jo shumë e zgjuar nga kapiteni për të nisur udhëtimin.

Pasagjerët treguan se, sapo piloti dha lajmërimin, një djalë i vogël gjeti gjarprin pas sediljes së tij dhe një stjuardesë bashkë me pilotin ndërhynë, duke zgjidhur situatën.

Stjuardesa e kapi gjarpin dhe e futi në një qese plastike, duke treguar se Samuel L. Jackson nuk ishte i nevojshëm. Autoritetet zbuluan se gjarpri u soll në avion nga një prej pasagjerëve, diçka plotësisht e ndaluar.

Por sapo fluturimi kishte nisur, reptili ishte zhdukur nga çanta e padronit të tij, që i alarmuar i tregoi gjithçka pilotit. Pavarësisht asaj që ndodhi, avioni u lu pa asnjë problem dhe në kohë në destinacion.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel