Belgjikë, parandalohet sulmi me automjet në Anversa

23/03/2017 00:00

Një person u arrestua në qytetin belg të Anversës, nën dyshimin se ka tentuar të përplasë automjetin që drejtonte mbi një grup njerëzish në rrugë.

Makina me targa franceze ka lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën kryesore tregtare të Anversës.

Nga incidenti, megjithatë, nuk ka raporte për të lënduar. I dyshuari, një person me origjinë nga Afrika e Veriut, është larguar nga vendngjarja në pranga.

Kryeministri belg Charles Michel lavdëroi autoritetet e qytetit për ndërhyrjen e tyre të shpejtë, duke shmangur kështu një fatkeqësi të mundshme.

Sulmi erdhi një ditë pas ngjarjes së Londrës, ku u përdor e njëjta metodë për të mbjellë terror në kryeqytetin britanik, e për pasojë humbën jetën 4 persona, përfshirë dhe vet agresorin.

Top Channel