Lu në Shkodër për personat me aftësi ndryshe

23/03/2017 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën që autoritetet shqiptare po bëjnë në të gjithë vendin për të drejtat e personave me aftësi ndryshe.

Lu mori pjesë në përurimin e një qendre në Shkodër një investim i kësaj ambasade. Ai tregoi se si vullnetar i një shkolle të mesme me nxënës me aftësi të kufizuara,  i ka parë vetë se ç’mund të bëjnë këta njerëz nëse u ofrohet arsimi dhe kushtet e duhuara.

“Shqipëria po bën përparim të madh në këtë drejtim. Po përfundojnë shumë qendra të tilla përmes mbështetjes së kishave të SHBA dhe Ministrisë së Mirëqeniës. Ruzvelt i komandoi trupat amerikane nga karrigia me rrota. Rei Charles ka qenë i verbër gjatë gjithë jetës, Ajnshatjn vuante nga një aftësi e kufizuar. Jemi krenarë që jetojmë në një vend ku u kushtohet shumë vëmendje persoanve me aftësi të kufizuara”, deklaroi kryediplomati amerikan.

Qëndra e  zhvillimit për personat me aftësi  ndryshe në Shkodër ofron shërbime për rreth 83 persona, shumë prej të cilëve të braktisur nga familjet.

Sipas Lu, falë punës së inxhinerëve amerikanë ajo është sot një më modernet në Ballkanin Perëndimor me një ashensor, sistem ngrohjeje, dyer  e dritare të reja.

Top Channel