F1, Alonso pesimist për makinën e McLaren

23/03/2017 00:00

Dy herë kampioni i Formula 1, Fernando Alonso shprehet pesimist për makinën e tij në këtë fillim sezoni.

“Jemi ende në fazën e testimeve, rruga është e gjatë”, ka deklaruar Alonso në konferencën për shtyp në pritje të startimit të Formula 1 që hap siparin këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Australisë.

Edhe pse është i zhgënjyer nga puna e bërë deri tani nga McLaren, Alonso shprehet se kërkon përmirësime konstante duke mos përjashtuar edhe mundësitë që të ngjitet në podiume.

Top Channel