Interneti është çmendur nga një video e shpërndarë me shpejtësi, kryesisht nëpër rrjetet sociale, ku shfaqet një gjel gjigant.

Gjeli, i llojit Brahma, kap një lartësi prej 1 metër dhe peshon 4 herë më shumë se një gjel normal i kësaj specie.

Për ata që e kanë parë këtë video, pamjet kanë qenë të pabesueshme dhe shumë kanë dyshuar se bëhet fjalë për një njeri të maskuar me një kostum gjeli.

Kjo detyroi postuesit që të shpjegojnë se nuk bëhet fjalë për një mashtrim, por për pamje autentike të atij që e quajnë “Mbreti i gjithë gjelave”.

Top Channel