Një fotografe indiane ka arritur të kapë momentin kur një nënë tigër qorton ashpër këlyshin e saj, i cili po luante në Raxhastan të Indisë.

Ndërkohë që po tregohej e ashpër me njërin nga këlyshët, tjetri thjesht po e shikonte skenën me qetësi, ndoshta duke kuptuar që nuk është aspak mirë ta nevrikosë atë që i ka bërë kokën.

Fotot janë shkrepur nga Aditya Singh. 50-vjeçarja tha: “Këlyshët po luanin me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, derisa nënës i sosi durimi dhe iu hakërrye më mistrecit”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel