3 vjeçarja i “vjedh” Papës kapelën

23/03/2017 00:00

Kjo ishte vizita e parë e 3 vjeçares Estella Westrick’s në Romë dhe lajmi për incidentin simpatik që ajo shkaktoi ka marrë dheun.

Ndërsa takon Papa Françeskun në sheshin “Shën Pjetri”, vajza e vogël nga SHBA vodhi kapelën e kreut të Vatikanit.

Një vjedhje jo shumë e zgjuar, sepse u bë në sytë e të gjithë, por që i bëri të pranishmit të qeshnin, përfshirë edhe vetë Papën.

Në videot e filmuara nga shumë të pranishëm, shfaqet vajza e vogël që në momentin që papa e puth, ajo i vjedh kapelën.

Familja e vajzës së vogël tregoi pas incidentit se ajo ishte mjaft nervoze që do të takonte Papën, por duket se thjeshtësia e kreut të Vatikanit e ka bërë të ndihet mjaft rehat dhe kështu reagoi siç i takon një fëmije.

Nëse në ditën e saj të parë në Romë vodhi kapelën e Papës, kush e di se çdo të bëjë në të ardhmen, komentuan disa media, me mjaft humor veprimin e vogëlushes.

Top Channel