Disiplina dënon edhe Skënderbeun, dy ndeshje pa tifozë

22/03/2017 00:00

Pas Partizanit është radha e Skënderbeut të dënohet nga Komisioni i Disiplinës për incidentet e ndodhura nga tifozët në ndeshjen e fundit në kampionat, atë ndaj Kukësit.

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimin ta ndëshkojë skuadrën korçare me dy ndeshje pa tifozë. “KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës e duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës”, thuhet në vendimin e Disiplinës.

Ndërkohë, skuadra e Kukësit është dënuar me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor.

Top Channel