Botërori 2018…kalon nga Shkodra, Islanda ndaj Kosovës

22/03/2017 00:00

Aventura epike në Europianin 2016 për tifozët e Islandës ishte e bukur, por thuajse çdo mbështetës i kombëtares së futbollit në vendin e akujve, pret tashmë një tjetër finish të rëndësishëm.

Rruga për në Botërorin e 2018 në Rusi, për hirushen e futbollit kontinental kalon edhe nga Shkodra, aty ku të premten do të luajë në një ndeshje të paktën të lehtë në letër, ndaj Kosovës.

Qëndrimit 3 ditor në parma të Italisë i erdhi fundit për ekipin e Heimir Halgrimson, një dentist që e pa veten në fokusn e gjithë globit kur mori frenat e Islandës. Sipas mediave islandeze, ekipi kombëtar pritet të startojë me një formacion ofensivë kundër përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Dyshja ofensive në “Loro Boriçi”, për skuadrën mike do të jetë e përbërë nga Vidar Orn Kjartanson, dhe Jon Dadi Bovardson. I pari aktivizohet në radhët e Makabi Tel Aviv ndërsa tjetri aktivizohet në futbollin anglez me Wolverhampton, dhe njihet për cilësitë në sulm. Një pikë e fortë e ishullorëve këtë fundjavë ndaj Kosovës, pritet të jetë edhe Gulfi Sigurdson që aktivizohen me Suonsin, ekip Uellsian i Premier Ligës.

Top Channel