Immobile për Shqipërinë: Do ta kemi të vështirë

22/03/2017 00:00

Ciro Immobile u jep një mesazh të qartë shokëve të tij të skuadrës te përfaqësuesja Italiane; të mos nënvlerësohet Shqipëria.

Në konferencën për shtyp, sulmuesi i Lazios deklaroi se në përballjen e së premtes të gjithë duhet të japin më të mirën e tyre.

“ Shqipëria vjen nga Europiani dhe ndeshja ndaj saj nuk do të jetë një shëtitje. Do të mbrojë rezultatin me thonj e me dhëmbë dhe ne duhet të japim maksimumin, kushdo që të hyjë në fushën e lojës. Do të jetë një ndeshje e vuajtur ku ne duhet të sulmojmë”,thotë  Immobile.

Ciro Immobile po përjeton një formë shumë të mirë në këtë sezon dhe së bashku me Belottin konsiderohen si kërcënimi kryesor për skuadrën tonë përfaqësuese pasi së bashku kanë 39 gola të shënuar.

Ndërkaq, nga kampi italian vjen një tjetër lajm që ka të bëjë me Leonardo Bonuccin. Mbrojtësi i Juventusit e kaloi gjendjen gripale dhe do të jetë i pranishëm në sfidën e rëndësishme ndaj kuqezinjve në Palermo. Pasi kaloi këtë problem shëndetësor, Bonucci rimerr vendin e tij në mbrojtje në skemën 4-2-4 të Venturës. përkrah tij do të jetë barzagli, ndërsa në krahë do të luajnë Zappacosta dhe De sciglio.

Mesfusha  do të përbëhet nga De Rossi e Verratti, ndërsa në sulm, Immobile e Belotti do të luajnë të avancuar ndërkohë që do të mbështetje nga krahët nga Candreva dhe Insigne.

Top Channel